Rreth Oversport Balcup

Eventi parë i këtij lloji në Ballkan, i cili ju ofron mundësinë ekipeve nga i gjithe Ballkani që të konkurrojnë kundër klubeve dhe akademive, të ndajnë së bashku pasionin per lojën.
Turneu do të fillojë në Dhjetor 2021 dhe do të zhvillohet në ambientet e kompleksit të Futbollit Redi Jupi Tiranë dhe Olimpic Park Durrës.
Oversport Balcup ka synimin të shndërrohet në turneun më të mirë për të rinjtë në rajonin e Ballkanit, duke lëvizur nëpër shtete te ndryshme vit pas viti, duam të ndihmojmë familjen e futbollit që të zbuloj kultura dhe metodologji të reja futbolli, duke pasur eksperiencën social kulturore të konkurimit me skuadra nga vënde të tjera.

Duam të shndërrohemi në skenarin perfekt të zbulimit të talenteve të reja. Për të realizuar këtë qëllim kemi krijuar një partneritet me Oversport TV, mbajtësi i të drejtave të Serie A në Shqipëri dhe Kosovë, i cili do të merret me krijimin e highlights dhe intervistave pas cdo ndeshje si dhe me transmetimin live të finales së madhe.
Ky turne do e ngrej siparin në Shqipëri ndërmjet qyteteve të Durrësit dhe Tiranës.
Vendndodhja e parë është në kompleksin fantastik Redi Jupi, vetem 20 minuta nga Tirana dhe vendodhja e dytë është Olimipc Park Durres, i ngritur mbi detin Adriatik, 10 minuta larg qendrës.
Turneu do të zhvillohet në grupe, ku ne raundin e parë, 4 ekipe do të ndeshen ndermjet tyre (3 ndeshje për çdo skuadër).

2 ekipet që kanë fituar më shumë pikë, pasi jane luajtur të gjitha ndeshjet, do kalojnë në raundin tjetër. Në rast barazimi ndërmjet pikësh mes skuadrave, fituesi do të vendoset në bazë të rezulatit në ndeshjen direkte, i ndjekur nga diferenca në gola, golat e shënuar dhe golat e pësuar. Nëse këto kritere nuk e zgjidhin barazimin do të vazhdohet me gjuajtjen e 5 penalltive për secilin nga ekipet respektive. Vendet e 3-ta dhe të 4-ta do të ndeshen me vëndet e 3-ta dhe të 4-ta të grupeve të tjera. Të gjitha ekipeve do i’u garantohet një minimum prej 4 ndeshjesh në të gjithë turneun.

Mbas fazes se grupeve ekipet e kualifikuara ne fazen tjeter do te ndeshen ne loje me eliminim direkt si ne cerekfinale, gjysmefianle dhe ne finale. Skuadra e kualifikuar e para nga grupi A do te ndeshet me Skuadren e kualifikuar te 2 nga grupi B dhe me kete metodologji do te ndeshen dhe grupet e tjera ne rast barazimi ne fazen me eliminim direkt nuk do te kete kohe shtese por cdo ekipi do ti akordohen 5 penallti.

Kategoritë të cilat do të ndeshen në këtë turne janë U11, U13, U15, U17.
Kategoritë e U11 dhe U17 do ti zhvillojnë ndeshjet në qytetin e Tiranës në kompleksin e Futbollit Redi Jupi, ndërsa kategoritë U13 dhe U15 do ti zhvillojnë ndeshjet në Durrës deri në gjysmëfinale, finalja do të zhvillohet në Tiranë, ditën e fundit të turneut.

Turneu do të zhvillohet në datat 27, 28, 29 Dhjetor 2021.

Kohëzgjatia e ndeshjes per çdo kategori:

U11 50 Minuta për ndeshje
U13 60 Minuta për ndshje
U15 70 Minuta për ndeshje
U17 80 Minuta për ndeshje.