
E- Sports
Oversport
Turneu i parë i E-Sport i organizuar në Tiranë nga Oversport
Oversport në bashkëpunim me gaming center kryesor në Tiranë do ti japë jetë turneut më inovator dhe gjithëpërfshirës të E-Sports në Tiranë. Çdo lojtar do të konkurroj për të fituar, duke u bërë kështu fituesi i parë i shpallur nga Oversport.
Qëllimi
Rritja e E-sports në Shqipëri si dhe krijimi i skuadrës E-sports Oversport.
Eventi do të krijohet për të promovuar tre vlera madhore:
- Dedikim
- Teknologji
- Kënaqësi
Struktura
e turneut
Faza e parë e turneut do të zhvillohet në 12 gaming centerat partnere, çdo gaming center do ta organizoj fazën e parë në mënyrë autonome për të nxjerrë në fund 3 kampion, të cilët do të ndeshen në vijmësi me fituesit e gaming center të tjerë.
Finalet
Oversport
Faza finale do të luhet me 36 fituesit e çdo gaming center në tre ditë, dita e parë faza e grupeve, dita e dytë të 16 dhe çerekfinalja dhe dita e tretë gjysmë finalet finalja.
Gaming Centerat do të mbledhin regjistrimet. Formati i mbledhjes së regjistrimeve do të jetë letër.
Çmimet
- Oversport do i’u mundësoj 4 finalistve të bëhen pjesë e ekipit Oversport E-sports
- Gjithashtu pjesmarrësit dhe fituesit do të pajisen me abonime falas nga Oversport.
- 4 fituesit do të pajisen me kupona dhe çmime speciale nga Alba game.
Të gjithë pjesmarrësit në eventin live do të veshin bluza të brendizuara me logon Oversport dhe gaming center që përfaqësojnë.
Alba Game do të jetë partneri teknik, e cila do të mundësoj gjithashtu dhe çmime fantastike për fituesit.