YOU PLAY

Rreth nesh

Oversport është platforma më e re mediatike dedikuar ekskluzivisht sportit, historisë dhe përmbajtjes së tij, e cila synon shtrirjen përmes gjeneratave. Teknologjia më e re në treg duke sunduar median sportive do të vij te ju në Gusht të 2021.

Oversport do të jetë ofruesi i vetëm i eventeve më të rëndësishme sportive duke ofruar ligat botërore duke fuqizuar kështu lidhjen mes tifozëve dhe sportistëve.
Misioni ynë është t’i jepet një dimension tjetër sportit. Një hapësirë transversale, ku atletë dhe sportdashës nga klube, sporte dhe disiplina të ndryshme mund të takohen dhe njihen me njeri – tjetrin duke ndarë kështu emocione që vetëm sporti ti dhuron.

Qëllimi ynë është të lejojë të gjithë sportdashësit të jetojnë së bashku pasionin e jashtëzakonshëm për sportin.

Misioni & Vizioni

Oversport ka nisur si një ide pasi vërejtëm mënyrat dhe metodat e limituara të përdorura për të shikuar sporte në Shqipëri. Alternativat ishin të pakta dhe/ose të kushtueshme, duke e kthyer kështu të qënurit spectator në një luks ku jo të gjithë mund të merrnin pjesë.
Kjo mënyrë shkon kundër vlerave thelbësore të përfshirjes që në fakt qëndron në bazat e sportit në vetvete. Kështu, duke dashur të kontribuojmë në korrigjimin e kësaj, lindi ideja e Oversport.

Oversport është mënyra jonë e transmetimit të sportit për të gjithë në një metodë të re, të lirë nga pengesat dhe problemet e mëparshme. Me këtë aplikacion, të gjithë do të kenë mundësinë të shijojnë kampionatet, garat dhe eventet më të mira në një mori mënyrash, duke përfshirë Smart TVs, Smart Boxes dhe telefonat celularë.
Ky fleksibilitet na ka kthyer në një shërbim të mirëpërcaktuar me një rol udhëheqës në tregun shqiptar, pavarësisht të qënurit relativisht të rinj në treg.

Ndërsa fillojmë me zgjerimin e operacioneve tona, ne dëshirojmë të përmirësojmë vizionin tone. Ne dëshirojmë që të gjithë të kenë mundësi të marrim pak kohë për të gjetur gëzim në eventet e preferuara të sportit, pavarësisht faktorëve limitues të gjendjes aktuale të Shqipërisë. Pra, në thelb Oversport është një premtim. Një premtim se pavarësisht se kush je apo ku ndodhesh, ti do të jesh në gjendje të përjetosh emocionet e panumërta që rrjedhin nga shikimi i skuadrave dhe atletëve të preferuar.

Vlerat thelbësore

Cilësia

Ne ofrojmë një mënyrë për të shikuar evente të ndryshme dhe kampionate me vlera Premium për të gjithë klientët tanë.

Bashkëpunimi

Ne punojmë së bashku me klientët dhe partnerët tanë për të ofruar produktin më cilësor të mundshëm.

Inovacion

Ne synojmë të gjejmë mënyrat më të mira të mundshme për të përmbushur misionin tonë duke u përshtatur me trendet dhe teknologjinë gjithmonë në ndryshim.

Aksesueshmëria

Ne urojmë që të gjithë të kenë mundësinë të shijojnë çdo formë të sportit dhe kështu ne ofrojmë një shumëllojshmëri metodash për t’u siguruar që askush nuk mbetet pas.

Fuqizimi

Me shërbimet tona, të gjithë do të kenë mundësinë të shikojnë dhe të bëjnë tifo për skuadrat ose atletët e preferuar, kushdo qofshin ata/ato.

SI TE ABONOHESH NË OVERSPORT NË 3 HAPA TË THJESHTË

1. KRIJONI NJE LLOGARI
Vendosni emrin, mbiemrin, adresën elektronike dhe krijoni nje fjalëkalim.

2. Zgjidhni mënyrën e pagesës
Përcaktoni një mënyrë pagese dhe më pas mund ta anulloni kur të dëshironi.

3. Shikim të këndshëm me Oversport!

Partnerët