Kushtet e Pergjithshme

Shërbimi Oversport është i dedikuar për qytetarët me kombësi shqiptare të Shqipërisë dhe Kosovës. Ky shërbim i ofrohet edhe të gjithë shtetasve të huaj me rezidencë brenda territorit të Shqipërisë dhe Kosovës. Gjithashtu ky shërbim i ofrohet edhe të gjithë qytetarëve që përfitojnë nga ligji i portabilitetit dhe lëvizjes së lirë në territoret jashtë këtyre kufinjëve.

Brenda 24 orëve duhet të çoni një mjet identifikimi dhe do të përfitoni nga oferta për të patur abonimin në dy smartphone.

Nëse nuk i plotësoni këto kushte do të proçedoni me kthimin e pagesës brenda 3 ditëve.

Kushte të Përgjithshme për të përfituar shërbimet Oversport.

Shërbimet Oversport ofrohet vetëm në gjuhën shqipe brenda territorit të Shqipërisë dhe Kosovës. / Awareness: Oversport services are offered only in Albania and Kosovo.

Në mënyrë që të pranosh shërbimet e Oversport duhet të kesh lidhje të qëndrueshme në internet pa u kushtëzuar në operatorin (ISP) ofrues të internetit.

Abonenti, me pranimin e produkteve dhe shërbimeve Oversport, me vullnet të lirë pranon se mban përgjegjësi të plotë për abonimet në aplikacionet  Oversport në përputhje me Kushtet për marrjen e shërbimit, të publikuara nga Shoqëria “Oversport” sh.p.k:

Abonenti deklaron se është me kombësi Shqiptare dhe se abonimet në aplikacionet Oversport do të përdoren prej tij në mënyrë të përshtatshme, pa e përdorur në ambiente publike në mënyrë të paautorizuar nga legjislacionet në fuqi të shteteve përkatëse.

Kushtet e zgjeruara të përdorimit të produkteve dhe shërbimeve Oversport gjenden të publikuara online në https://www.Oversport.tv/kushtet-e-pergjithshme/ ndërsa kushtet e privatësisë sipas Rregullores së Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave (GDPR) e cila ka hyrë në fuqi me efekte të plota më Gusht 2021, gjenden të publikuara online në www.Oversport.tv/kushtet-e-privatesise

Neni 1 – Përkufizime

Abonenti OVERSPORT“: janë të gjithë individët, personat fizikë dhe juridikë me kombësi shqiptare dhe ose resident në territorin e Shqipërisëapo të Kosovës, që abonohen në shërbimet e OVERSPORT, për të bërë të mundur përfitimin e shërbimit vetëm për përdorim vetjak.

“Aplikacionet OVERSPORT” përfshijnë të gjitha programet softwerike me emrin dhe pronësinë Oversport për servirjen e shërbimeve në të gjitha pajisjet.

Kushtet e përgjithshme“: janë kushtet që rregullojnë dhe shërbejnë për mirëmbajtjen e marrëdhënies midis Abonentit dhe Oversport;

Paketa“: është tërësia e përmbajtjes së ofruar në një mënyrë të koordinuar të programeve televizive e të kanaleve televizive nga Oversportsi pjesë e Shërbimit;

Platforma IPTV/OTT“: është infrastruktura teknike e ofruar nga Oversport, që përfshin transmetimin e eventeve sportivene territorin e Shqiperise dhe Kosoves, Video On Demand, Multivizion , Catchup, e shumë të tjera;

Pay Per View“: është shërbimi i cili i mundëson Abonentit mundësinë për të parë evente apo kanale televizive të ndryshme nëpërmjet mënyrës “paguaj për të parë”;

Riabonimi”: është mundësia që i jepet Abonentit, i cili në momentin e mbarimit të mund të përfitojë shërbimet e ofruara nga Oversport duke paguar tarifën përkatëse.;

Shërbimi“:janë të gjitha shërbimet që Oversport ofron duke filluar nga prodhimi dhe transmetimi i eventeve sportive, Video On Demand, Multivizion, Catchup, etj;

Taksa e Abonimit”: janë shumat që Abonenti duhet t’i paguajë, si tarifa për të përfituar çdo shërbim te Oversport;

Territor“: është territori i Shqiperise dhe Kosoves nga ku mund të aksesosh shërbimet Oversport sipas legjislacionit respektiv, nga i cili Abonenti mund të shikojë eventet sportive dhe programet sportive sipas të gjitha kushteve;

Oversport sh.p.k“: është shoqëria tregtare, që është e regjistruar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit të Republikës së Shqipërisë në datën 10 Maj 2021, është mbajtëse e NIPT-it M11710034B, që operon në sektorin televiziv digjital me parapagesë dhe i ofron Abonentëve kanalet dhe programet sportive. Gjithashtu edhe shitblerje te drejtash te eventeve sportive, garave kompetitive dhe miqesore sportive por edhe shumë shërbime të tjera nëpërmjet sistemit IPTV / OTT Oversport.

Oversport Video on Demand“: është shërbimi që i jep mundësi Abonentit, të shikojë në momentin që ai dëshiron filma, dokumentarë, evente muzikore apo sportive, etj, tjera programe televizive në një galeri të organizuar në formën e videotekës personale.

Oversport Catchup“: është shërbimi që i jep mundësi Abonentit, të shikojë programet e kanaleve për ditët e kaluara.

Pagesat Përsëritëse” jane pagesat ciklike me ose pa afat që kryhen për një ose disa nga planet/paketat e shërbimit që Oversport ofron dhe që aktivizohen sipas ciklit që klienti ka përzgjedhur…Mëso më shumë

Neni 2 – Përshkrimi i Shërbimit

Oversport nëpërmjet platformës IPTV/OTT ofron shërbime duke filluar nga transmetimi i programeve sportive, Video On Demand, mundësinë e përdorimit të kësaj platforme dhe në kompjuter, tablet, smartphone (Oversport Multivizion), Smart TV, Set top Box (dekoder smart), Web TV, live Chat, server lojrash, social network më të përdorur, Catchup TV dhe aplikacione, që mund të shkarkohen sipas dëshirës.

Neni 3 – Aktivizimi i Shërbimit

3.1. Oversporti jep mundësinë Abonentit të zgjedhë paketat që dëshiron përmes kombinimeve të ndryshme që Oversport vë në dispozicion.

3.2. Abonenti për përdorimin e këtyre shërbimeve duhet:

  • Të pranojë termat dhe kushtet në webin oversport.tv dhe ose të nënshkruajë një kontratë me Oversport për shërbimin në platformën Oversport IPTV/ OTT.
  • Të zgjedhë midis pagesave përsëritëse mujore me afat të pacaktuar shërbimi ose pagesave fikse me afat të përcaktuar shërbimi.
  • Të ketë një lidhje të shpejtë interneti (+4Mbit/s)
  • Të ketë një pajisje smart që suporton apliakacionet Oversport

3.3. Aktivizimi i shërbimit bëhet në momentin e pranimit të termave & kushteve dhe/ ose nënshkrimit të një kontrate me Oversport duke zgjedhur një ose më shumë forma abonimi dhe duke kryer transaksionin e pagesës në një nga format e mëposhtme:

  • Online në faqen elektronike www.oversport.tv
  • Pagesave online nëpërmjet PayPal/Braintree
  • Nëpërmjet blerjes nga aplikacionet zyrtare të Oversport
  • Nëpërmjet telefonit duke kontaktuar shërbimin e klientit të Oversportnë kontaktet zyrtare.

3.4. Oversporti jep mundësinë Abonentit të nënshkruaje dhe një kërkesë për refuzimin e shërbimit, në rast se për arsye të ndryshme shpreh kundërshtimin e tij për shërbimet. Abonenti mund paraqese një kërkesë me shkrim, ku shpjegon dhe arsyen e refuzimit të shërbimit brenda afatit kohor të përcaktuar. Kërkesa për refuzimin pranohet:

3.5. Çdo Abonent, në momentin e abonimeve Oversport, ka rënë dakord me kushtet e përgjithshme për marrjen e shërbimit të publikuara online nga shoqëria Oversport SHPK.

.

Neni 4 – Pagesa dhe faturimi për shërbimet

4.1. Kërkesa për Abonim tregon:

  • Paketat dhe kombinimin që Abonenti zgjedh;
  • Marrëveshjet për kohëzgjatjen e abonimit që Abonenti zgjedh;
  • Delegimin për personin e tretë që do të përdorë shërbimin/shërbimet;

4.2. Në momentin që kontrata përfundon, Abonenti për të bërë riabonimin duhet të vizitoje sitin web ose ta ribeje abonimin nga aplikacioni. Mjafton të zgjedhë kombinimin e preferuar dhe do të përfitoje shërbimet e Oversport.

4.3. Oversport rezervon të drejtën për të ndryshuar çmimin e paketave dhe kombinimeve. Abonenti ka të drejtë të zgjidhë në mënyrë të menjëhershme kontratën me Oversport, duke i dërguar  Oversport-it, brenda 7 (shtatë) ditëve një letër ku njofton mos pranimin e kushteve të reja. Nëse Abonenti nuk ushtron të drejtën e zgjidhjes se kontratës brenda afateve të përshkruara më sipër, kushtet e reja ekonomike konsiderohen të pranuara nga Oversport dhe do të hyjnë në fuqi nga data e mbarimit të afatit prej 7 (shtate) ditëve të treguar më lart.

4.4.Oversport ka të drejtë të urdhërojë pezullimin e Shërbimit në qoftë se informacioni i dhënë nga Abonenti ose nga i deleguari, në lidhje me pagesën me kartë krediti, nuk është korrekt, siç tregohet në Nenin 6.2 i cili vijon më poshtë.

4.5. Abonentit i jepet mundësia të ketë transparencë maksimale në lidhje me faturimin, në lidhje me kreditet e mbetura apo në lidhje me kontrollin e programeve, kanaleve sportive apo shërbimeve.

4.6. Për abonentët që kanë zgjedhur plane me pagesë përsëritëse mujore, rinovimi i shërbimit bëhet automatikisht duke mbajtur vlerën e dakordësuar mujore nga llogaria e abonentit. Abonenti rezervon të drejtën të tërhiqet në çdo kohë nga plani i pagesave përsëritëse mujore duke e anuluar shërbimin për muajin vijues.

Shënim: Nëse keni zgjedhurtë anuloni shërbimin, kjo do të bëhet efektive për muajin pasardhës dhe jo atë koherent duke ju dhënë mundësi të shikoni programacionin deri në fund të muajit për të cilin keni kryer pagesën. Gjithashtu ju nuk mund të pretendoni për kthim pagese për muajin të cilin keni aktivizuar shërbimin.

Neni 5-Ulje dhe promocione

5.1.Oversport rezervon të drejtën për të ofruar ulje apo promocione të veçanta për Abonentët në periudha kohore të ndryshme. Promocioni dhe uljet e ofruara nga Oversport do të zgjasin sipas afateve dhe kushteve të komunikuara nga Oversport.

5.2.Në momentin që këto promocione dhe ulje do të mbarojnë, të gjitha paketat, shërbimet dhe programet do të vazhdojnë të ofrohen me çmimet reale të përcaktuara nga Oversport.

Neni 6 – Ndërprerja e Shërbimit

6.1.Ndërprerja e Shërbimit përcakton në mënyre automatike pamundësinë e Abonentit për të hyrë në Shërbimet që Oversport ofron.

6.2.Oversport rezervon të drejtën për të pezulluar shërbimin në rastet e mëposhtme:

  • Në momentin që Abonenti nuk ka paguar riabonimin apo nuk ka kreditë të mjaftueshme për të përftuar shërbimet Video On Demand me pagesë.
  • Në rast se Abonenti nuk e ka nënshkruar kontratën të vënë në dispozicion nga Oversport apo nuk ka pranuar termat dhe kushtet e shërbimit.
  • Në qoftë se informacioni për të dhënat e Abonentit për kryerjen e pagesës me kartë krediti është i pasaktë.

6.3.Pezullimi i shërbimit mund të bëhet edhe për shkaqe natyrore ose për mos mbulim të drejtash territoriale, nëse legjislacioni i vendit ku banon Abonenti nuk lejon marrjen e sinjalit televiziv nëpërmjet Oversport.

6.4.Nëse Abonenti kryen procesin e download me të njëjtën linjë interneti, që përdoret edhe për shërbimet, atëherë shërbimet mund të hasin probleme gjatë  transmetimit.

Neni 7 – Cilësia e Shërbimit

Oversport deklaron se nuk garanton cilësinë dhe vazhdimësinë e shërbimit nga ana teknike si dhe deklaron se nuk është përgjegjës për cilësinë e përkeqësuar të Shërbimit, nëse kjo varet nga:

  • Probleme lidhur me rrjetin e internetit të ofruar nga operatori i zgjedhur nga vet Abonenti;
  • Një kanal/ platformë apo burim shkëput sinjalin në mënyrë të njëanshme dhe ose ka përfunduar afati i bashkëpunimit me Oversport.

Neni 8 – Ndryshimet në Shërbimin

8.1 Abonenti mund të kërkojë, në çdo kohë gjatë afatit të kontratës Oversport, ndryshime të Shërbimit (kombinimeve te paketave), që shkakton rritje të tarifës.

8.2 Kërkesa për “rritje të tarifës” i parashtrohet Oversport duke telefonuar në shërbimin ndaj klientit, apo online në web.

Neni 9 – Ndërprerja e Shërbimit

9.1 Oversport rezervon të drejtën të ndërpresë  trasmetinim e disa programeve sportive, të modifikoje dhe / ose të zvogëlojë numrin e orëve të transmetimit të çdo pakete dhe / ose të ndaloje shikimin e ndonjë pakete dhe/ose të Shërbimit. Në raste të tilla, Oversport nuk merr përsipër të kthejë mbrapa kreditet e parapaguara por do të përpiqet maksimalisht që të rikthejë dhe/ose zëvendësojë programet dhe/ose numrin e orëve të transmetimit. Në rast të ndërprerjes së transmetimit të një eventi live (një event sportiv i pezulluar për shkak të mjegullës apo për trazira) Oversport nuk merr përsipër të kthejë mbrapa ‘’kreditet’’ e parapaguara për shikimin e këtij eventi nëpermjet shërbimit Pay per View.

9.2 Oversport mund t’i ndërpresë shërbimet e tij në momentet, kur është e nevojshme ndërhyrja për mirëmbajtjen, rregullimin apo përmirësimin e tyre. Në të tilla raste Oversport nuk do të dëmshpërblejë Abonentët e tij për ndërhyrjet e mundshme që do ndërmerren.

9.3 Ndërprerjet e shërbimeve, të parashikuara në nenin 9.2 nuk mbulojnë raste në të cilat Shërbimi nuk është i përdorshëm për arsyet e përcaktuara në nenin 9.4.

9.4 Oversport nuk do të mbajë në asnjë mënyre përgjegjësi për çdo ndërprerje të shërbimeve, për vonesë, ose mosfunksionim të Shërbimit që lidhet me:

(i) rrjetin e internetin e ofruar nga operatorë të tjerë

Në këtë rast, do të zbatohen dispozitat e parashikuara në Kushtet e Përgjithshme të Shërbimit.

9.5 Oversport deklaron se nuk mban përgjegjësi ndaj Abonentit për shkeljen e kushteve të Kontratës ose pamundësitë e përmbushjes së detyrimeve kontrakore, nëse këto e shkaktojnë rrethana të forcës madhore. Konsiderohen forca madhore: -Luftë (të shpallur ose jo),-Pandemi, -Trazirat, -Sabotimi, -Fatkeqësitë natyrore, -Tërmetet, -Shpërthimet, -Zjarri, -Embargot tregtare, -Grevat, -Aktet e autoriteteve shqiptare apo të huaja me fuqi ekzekutive, -Shkeljet e ligjeve nga ana e autoriteteve shtetërore apo personave të tjerë që ushtrojnë aktivitet në fushën televizive.

Neni 10 – Përmbajtja

10.1 Oversport rezervon të drejtën për të kryer sondazhe me Abonentët e tij përsa i përket cilësisë e përmbajtjes të kanaleve televizive e programeve televizive, duke përdorur dhe mjetet elektronike për studimin e rrjetit të IP së Abonentit. Çdo iniciativë për studimin e shikueshmërisë personale të çdo Abonenti kryhet për arsyen e rritjes së Shërbimit dhe cilësisë së programeve televizive, që vetë Abonenti do të përfitojë.

10.2 Duke iu referuar përmbajtjeve të paketave, që ofrojnë evente të futbollit dhe/ose sportive, këto paketa mund të jenë subjekt variacioni, duke u bazuar në të drejtat ekskluzive që Oversport do të zotërojë në fillim apo gjatë çdo sezoni të futbollit dhe/ose kampionate sportive.

Neni 11 – Ndryshimet e Kushteve të Përgjithshme të Oversport

Oversport rezervon të drejtën ekskluzive që të ndryshojë përmbajtjen të Kushteve të Përgjithshme të ofrimit të shërbimeve.

Kushtet e përgjithshme të ofrimit të shërbimeve Oversportjanë të publikuara online në https://www.Oversport.tv/kushtet-e-pergjithshme/

Neni 12 – Mbrojtja e të miturve

12.1 Abonenti ka të drejtë që të pengojë përdorimin e Shërbimit nëpërmjet aktivizimit të funksionit të quajtur “Mbrojtja prindërore” i pranishëm në aplikacionet Oversport. Ky funksion mund të aktivizohet përmes përdorimit të një kodi të fshehtë personal (kodi pin ose kodi adult), i cili do t’i komunikohet Abonentit me kërkesën e tij.

12.2 Abonenti duhet të ruajë kodin e fshehtë personal. Ne çdo rast të humbjes apo harresës të kodit të fshehtë personal Oversportia vendos në dispozicion Abonentit, pas marrjes së kërkesës së Abonentit, e cila mund të jetë me shkrim ose mund të dërgohet në rrugë elektronike në adresën e e-mail: info@oversport.tv.

Neni 13 – Shërbimi ndaj Abonentit

13.1 Oversport angazhohet për ofrimin e ndihmës për Abonentet, nëpërmjet strukturës së tij të Kujdesit për Klientin: -informacione komerciale dhe përmbajtjen e Shërbimit; -informacion administrativ dhe gjendja e krediteve;

13.2 Oversport vë në dispozicion të Abonentit mënyrat për të kontaktuar në: -www.Oversport.tv aktiv 24 orë në ditë, 7 ditë në javë; -E-mail: info@oversport.tv -Mob: 069 34 96 564

Oversport do të ofrojë shërbimin ndaj Abonentit edhe nëpërmjet sistemit të komunikimit online me një operator të Oversport.

13.3 Për çdo rast që lidhet me probleme të ndryshme me rrjetin e internetit, Abonenti është i këshilluar të njoftojë operatorin që ofron rrjetin e internetit, pasi Oversport nuk mban asnjë përgjegjësi.

Neni 14 – Informacioni për Abonentin

Kushtet e përgjithshme dhe çdo informacion tjetër në lidhje me përmbajtjen, karakteristikat, çmimet e paketave dhe kombinimeve apo promocionet do të publikohen në faqen elektronike www.oversport.tv.

Neni 15 – Privatesia

Të dhënat personale të Abonentit të marra dhe të nevojshme për nënshkrimin e Kontratës, do të trajtohen dhe do të përpunohen, duke u bazuar në Ligjin Nr. 9887, date 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, ndyshuar me ligjin nr.48/2012. Duke u bazuar në Ligjin Nr.9887, datë 10.05.2021 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, ndryshuar me ligjin 48/2012,Oversportdeklaron se të dhënat personale të Abonentit do të trajtohen e do të përpunohen nga Oversportnëpërmjet instrumenteve manuale dhe elektronike, brenda dhe jashtë vendit duke u bazuar në Ligjin Nr.9887, date 10.05.2021 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, ndryshuar me ligjin 48/2012.

Trajtimi dhe përpunimi i këtyre të dhënave kryhet Sipas Rregullores së Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave (GDPR) e cila ka hyrë në fuqi me efekte të plota më 10 Maj 2021.

Albanian